Johnsoni kalon natën e dytë në kujdes intensiv

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi të martën natën e dytë në kujdes intensiv.

Johnsoni është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars.

Kryeministri po mbahet në spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha Qeveria britanike.

Zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është stabile”.

Johnsoni është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj.

Më shumë detaje për gjendjen e Johnsonit priten gjatë ditës.

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili po e zëvendëson Johnsonin, tha se është i bindur se kryeministri do të shërohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme