Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka uruar miqtë e tij anembanë botës për festën e Vitit të Ri 2021.
Vitin që po e lëmë pas, Kuka e përshkruan si të vështirë për të gjithë, në veçanti për sportin.
Gjithashtu, shkaku i situatës me pandeminë, Kuka tha se nuk do të shpreh shumë kritika për politikanët pas premtimeve të tyre të parealizuara.
Postimi i plotë i Kukës:
“Urime 2021 gjithë miqve anembanë Botës!
Shëndet për të gjithë në radhë të parë e gëzuar e me të mira për Vitin e Ri!
Nata e fundit e një viti të vështirë për të gjithë e edhe për sportin e sportistët!
Natë festive e spo flas ma gjatë se po shkretoj në fund të vitit që jam duruar pa kritika fal situatës së krijuar si shkak i pandemisë!
Por mos harroni që ju që premtuat e si mbajtët premtimet sdo ju kursej vitin tjetër e do i mbaj mend krejt për të i folur e diskutuar!
Mos harroni që xhudo të arriturat i ka me cingërrima të medaljeve e tentimi për injorim mos mendoni qe ka kaluar pa mobilizimin tonë!
Me respekt prej meje por edhe ekipit me medalje të Arta Evropiane,Botërore dhe Olimpike!
Këto medalje flasin vet e do flasin Shqip për të mirën e Sportit,sportistëve shtetit tonë e mbarë populllit Shqiptar anembanë Botës!“.