“Jugu shqiptar s’e meriton asnjë qindarkë”

Prishtinë | 03 Kor 2016 | 18:41 | Nga

Gazetarja shqiptare, Alma Çupi, që drejton prej vitesh emisionin “Histori Shqiptare”, duke zbuluar perlat e fshehura të tokave shqiptare, është shprehur aspak e kënaqur me jugun e Shqipërisë.

Çupi ka vizituar me kamerë shumë nga vendet që më pas janë populluar nga turistët, sikur lugina, male e plazhe, duke i dokumentuar ato. Por, ajo është shprehur mjaft e frustruar me një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Gazetarja shqiptare ka thënë se në jug nuk meritojnë asnjë qindarkë dhe me siguri nuk janë ata njerëz autoktonë. Ajo i akuzon ata njerëz që kanë kthyer perlat në tmerr.

“Fuck jugu. Nuk meritoni asnjë qindarkë. Me siguri nuk jeni autoktonët e kësaj mrekullie, por thjeshtë, pensionistë grekë. Çobenj pa shkollë që perlat i ktheni në tmerr”, ka shkruar gazetarja Çupi.

Në një postim tjetër, po në Facebook ajo ka shpjeguar më tutje frustrimin e saj me atë që (nuk) i ofrohet një turisti.

“Jugu eshte perla, pa koment. Por le te bejme pak koment per ate qe te ofrohet nga sherbimi qe pret si turist. Kur shikon qe delet blegerijne dhe kecat ngjisin malet kerkon logjikisht qumesht prej tyre. “Nuk kemi te thone ne te gjitha restorantet e fshatrave dhe buze detit. Kerkon djathe dele apo dhie dhe te sjellin djathe te bere me niseshte. Meqe rruges sheh ullishte dhe fabrika vaji ulliri, i thua kamarierit te te sjell pak vaj ulliri per sallaten. Sapo e provon kupton qe eshte vaj vegjetal. Ok thua. Po rregulloj gojen me pak mjalte. E therret kamarierin, por ai i cuditur nga kerkesa te thote “nuk kemi”. Meqe jugu kundermon nga era e cajit dhe rruges sheh thase me caj te mbledhur nga banoret qe i zbresin per t’i shitur, shqisat te kerkojne caj mali. Nuk ka. Keta bobat e jugut kane nje te vetendjerw cobance. ‘Boll keni detin. Na jepni ca leke se 1 muaj punojme ne dhe nuk kemi nge te merremi me teka”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme