Juncker-Metës: Pres që Shqipëria të jetë stabilizuese në rajon

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 13:29 | Nga

Reformat tani duhet të vazhdojnë me vendosmëri dhe me përgjegjshmëri të përbashkët të të gjithë institucioneve.

Kështu është shprehur presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në takimin me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë këtij takimi mësohet që Juncker t’i jetë shprehur Metës se pret që vendi të jetë një stabilizues në rajon, shkruan Top Channel.

“Hapa të rëndësishëm janë bërë nga Shqipëria, por reformat duhet të vazhdojnë me vendosmëri. Progresi drejt BE mbetet në bazë të meritës, reformave të shpejta që mund të arrihen. Përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve. Pres që vendi juaj të jetë një stabilizues në rajon”, ka thënë Juncker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme