Ekonomia Online
FUNDIT

Justin Bieber thyen rekordin 59 vjeçar të mbajtur nga Elvis Presley

Justin Bieber thyen rekordin 59 vjeçar të mbajtur nga Elvis Presley

Justin Bieber është bërë artisti më i ri që ka arritur të ketë 7 albume në vendin e parë në top listat amerikane. Këngëtari nga Kanadaja, Justin Bieber po rezulton të jetë edhe më i suksesshëm se mbreti i muzikës rock. 25 vjeçari ka marrë vendin e parë si edhe me albumin e tij të […]

Justin Bieber është bërë artisti më i ri që ka arritur të ketë 7 albume në vendin e parë në top listat amerikane.

Këngëtari nga Kanadaja, Justin Bieber po rezulton të jetë edhe më i suksesshëm se mbreti i muzikës rock.

25 vjeçari ka marrë vendin e parë si edhe me albumin e tij të radhës, Changes, i cili është albumi më i shitur e më i dëgjuar i javës. Kështu, ‘Changes’ është bërë albumi i shtatë nga këngëtari që arrin këtë sukses, duke e thyer rekordin 59 vjeçar që mbante Elvis Presley.

Bieber për herë të parë ka kryesor këtë çart në vitin 2010, në moshën 16 vjeçare me albumin e tij debutues, “My World 2.0”. Që nga ajo kohë, të gjtiha albumet e studiove dhe ato me remikse, janë bërë albume më të shitura të javës.

Në Britani, ndërkohë, ai ka kryesuar top listat e albumeve dy herë, megjithëse ka 7 këngë numër një.

Të ngjashme