Massimiliano Allegri ka rënë dakord me bordin e Juventusit që të mbajë pozitën e trajnerit.
Trajneri italian është spekuluar se do të largohet nga Juventusi, pas titullit të katërt të fituar me këtë skuadër.
50 vjeçari ka qenë i lidhur me Arsenalin, për të zëvendësuar të larguarin Arsene Wenger.
Por, mediet sot raportojnë se Allegri do të mbetet te Juventusi.
Është Beppe Marotta që ka pasur diskutime me Allegrin, të cilin e ka bindur që të qëndrojë në krye të bardhezinjve.