Juventusi dhe Sassuolo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjet e radhës në Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Sassuolos në takimin e vlefshëm të javës së 23-të të kampionatit italian.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka pesë fitore radhazi në kampionat dhe dëshiron ta vazhdojë këtë seri pozitive për të mos iu ndarë liderit, Napolit.
Në anën tjetër, Sassuolo nuk di për fitore në katër takimin e fundit në Serie A dhe do të ishin të lumtur në rast se marrin një pikë në Allianz Stadium.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Juventus: Buffon; De Sciglio, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Mandzukic
Sassuolo: Consigli; Lirola, Lemos, Acerbi, Peluso; Missiroli, Magnanelli, Duncan; Berardi, Babacar, Politano