Juventusi ka mbetur pothuajse pa asnjë mbrojtës krahu për ndeshjen kundër SPAL këtë fundjavë, pasi Alex Sandro ka fluturuar drejt Brazilit për arsye personale.
Bardhezinjtë po përballeshin me një krizë mungesash, sidomos në mbrojtje, me Mattia De Sciglio, Danilo, Douglas Costa, Marko Pjaca dhe Giorgio tashmë të lënduar.
Alex Sandros i është dhënë leje të kthehet në Barazil pas vdekjes së babait.
Juan Cuadrado është përdorur deri tani si mbrojtës i djathtë i improvizuar, por ajo kjo nuk do t’i mjaftojë Juves për t’i mbuluar mungesat.
Juve e pret SPAL-in të shtunën në orën 15:00, në përpjekje për ta ruajtur hapin në tentim për ta mbrojtur titullin në Serie A.