E ardhmja e sulmuesit Paulo Dybala bëhet edhe më e dyshimtë pasi drejtuesit e Juventusit kanë ndërperë edhe zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së tij, kanë raportuar mediumet italiane.
Juventusi i kishte ofruar Dybalas pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh por kërkesa e argjentinasit për pagë prej 15 milionë eurosh në vit, ka bërë që krerët e “Zonjës së Vjetër” ta tërheqin prapa ofertën dhe të ndërperesin negociatat.