Ka shkuar në 539 numri i të prekurve në Shqipëri nga Coronavirusi

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

21 raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që 6 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 283 numrin e të shëruarve.

Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik ka informuar për situatën.

“Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste. Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje./tch/

Të ngjashme