Kabashi: Kurti i ka ftuar në takim opozitën për agjendën legjislative, por kjo s’është tema kryesore

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 12:56 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre liderët opozitar që e ka pranuar ftesën për takim të shefit të ekzekutivit kosovar, raporton Ekonomia Online.

Bëhet e ditur se në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative.

Analisti, Bekim Kabashi ka thënë për Ekonomia Online se Kurti i ka ftuar krerët e partive opozitare për të aranzhaur agjendën legjislative por në realitet ai nuk mendon se kjo është tema kryesore e takimit.

“Realisht Zoti Kurti i ka ftuar krerët e partive opozitare për me e aranzhu agjendën legjislative por në realitet nuk mendoj se është tema kryesore e takimit. Po i afrohemi fundit të mandatit të qeverisë Kurti, sigurisht tema kryesore pritet të jetë për bindjen time, shpallja ose gjetja e një mundësie për një konsensus për datën e zgjedhjeve të ardhshme, pra zgjedhjet parlamentare. Pse jo kjo të jetë si mundësi e zgjedhjeve të parakohshme sepse kemi parë vullnet nga ana e zotit Kurti që ka shpreh publikisht. Iu ka bërë ftesë partive opozitare që të bëhen bashkë dhe ta shpërndajnë kuvendin në të kundërtën s’do të kishte ndodh kjo ofertë”, ka thënë Kabashi.

Ai nuk mendon se agjenda legjislative është temë që mund të dakordohet. Sipas tij kjo mund të diskutohet në kuvend përmes shefave të grupeve parlamentare dhe se secila parti opozitare mundohet me t’ia shkurtojë sa më shumë mandatin qeverisë.

 “Agjenda legjislative mendoj se nuk është temë që mund të dakordohet përmes krerëve të partive politike. Ajo mund të dakordohet në kuvend përmes shefave të grupit parlamentar ashtu siç kanë deklaruar edhe në përgjigjen e tyre Abdixhiku i LDK-së dhe zoti Haradinaj i AAK-së. Por pastaj nuk është se partitë opozitare nuk kanë interes për zgjedhje të parakohshme. Secila parti opozitare mundohet me ia shkurtu sa më shumë mandatin qeverisë por në këtë rast kemi pa për bindjen time një taktizim nga dy partitë opozitare LDK dhe AAK. Ata nuk është se ndihen komod sepse PDK-ja është partia më e madhe opozitare e dalur në zgjedhje të fundit. Sigurisht në këtë rast ajo do të kishte përparësi në këtë takim të paktën edhe simbolikisht edhe vendi që do i ofrohej zotit Krasniqi do të përçonte një mesazh dhe ne kemi pasur pak a shumë janë të afërta LDK- PDK me rezultate zgjedhore dhe kjo mendoj që i bën partitë opozitare të jenë në konkurrencë edhe mes vete. Kështu që kanë taktizuar përgjigjet e tyre por siç thash temë kryesore siç ka thënë edhe Krasniqi do jetë caktimi i një datë të zgjedhjeve ose gjetja e një mundësie për një konsensus për shpalljen zgjedhjeve të parakohshme e jo agjendë legjislative siç ka deklaruar Kurti”, ka thënë mes tjerash Kabashi.

Kabashi shprehet se Kurti nuk është personazh i cili ka treguar gatishmëri për konsensus politik as gjatë kohës sa ka qenë në krye të qeverisë dhe se ai e ka pasur gabim kur ka bërë një sjellje të tillë politike.

“Kurti nuk është personazhi i cili ka treguar gatishmëri për konsensus politik as gjatë kohës sa ka qenë në krye të qeverisë. Sidomos në të kaluarën që ka qenë si opozitar nuk është modeli i duhur. Ka qenë politikani që nuk ka ofruar asnjëherë konsensus për asnjë temë madje edhe për tema të rëndësishme për të cilat sot LVV po ankohet që një pjesë e opozitës nuk po i shtyn në Kuvend siç janë marrëveshjet ndërkombëtare që janë në interes i përgjithshëm dhe nuk duhet kalkuluar nga ana e opozitës por nuk mendoj se modelin e njëjtë ta ndjek edhe opozita aktuale. Nëse opozita aktuale vlerëson se Kurti e ka pas gabim kur ka bërë një sjellje të tillë politike kjo opozitë duhet të tregojë një model tjetër pra të ofrojë konsensus sidomos për tema të interesit nacional”, ka thënë Kabashi.

Kabashi ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel për çka ka thëne se nëse vërtet jemi në fazën kur mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk mendon se do ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit. Sipas tij, tema e veriut e shtrimi i sovranitetit përmes vendimeve të ndryshme siç është ky për dinarin do jetë pjesë e fushatës elektorale dhe kalkulimeve elektorale të LVV për me i fitu zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse vërtet jemi në fazën kur mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk mendoj se do ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit. Sidomos me modelin e qeverisë së Kurtit, një model i cili është marrë më shumë me përllogaritjen e shifrave të sondazheve se sa për rezultate reale për interes të Kosovës. Tema e veriut  e shtrimi i sovranitetit përmes vendimeve të ndryshme siç është ky për dinarin do jetë pjesë e fushatës elektorale dhe kalkulimeve elektorale të LVV për me i fitu zgjedhjet e ardhshme. Kështu që nuk mendoj se do ketë një dakordim sepse dakordimi me Serbinë në këtë rast do nënkuptonte kompromis dhe kompromisi nuk është asnjëherë që sjell mbështetje elektorale. Kompromisi në secilin rast për të dyja palët mund të jetë i dhimbshëm me kosto elektorale. Sigurisht do të avanconte interesat e qytetarëve kështu që edhe në këtë rast nuk pres dakordim për dinarin. Tema e dinarit dhe tema shtrimi i sovranitetit në veri investime në atë pjesë e pamë prezencën e ministrit të Brendshëm në liqenin e Ujmanit”, ka thënë Kabashi për Ekonomia Online.

Të ngjashme