Kabashi porosit gratë të bëjnë rregullisht Mamografinë

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 16:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të muajit sensibilizues për sëmundjen e kancerit të gjirit, Aleanca Kosova e Re në prani të një numri të madh të grave, ka mbajtur ligjëratën me moton “Vepro sot që nesër mos të jetë vonë” me doktoreshën Drita Kabashi, me qëllim të vetëdijesimit mbi parandalimin e kësaj sëmundjeje e cila po prek shumë gra edhe në Kosovë.

Në këtë ligjërate morën pjesë mbi 200 gra nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa e pranishme ishte edhe Sekretarja Organizative e AKR-së, Rejhan Vuniqi; koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, si dhe mysafire të tjera nga fusha e onkologjisë dhe gjinekologjisë në Kosovë.

Qëllimi i ligjëratës ishte vetëdijesimi i grave lidhur me faktin se sëmundja e kancerit të gjirit kërcënon një numër të madh të tyre. Gjatë ligjëratës, Dr. Kabashi shpjegoi edhe mënyrën se si gratë mund të bëjnë vetëkontroll të trupit.

Ajo tha se për çdo ndryshim që ato vërejnë, duhet që sa më parë të paraqiten te mjeku, duke nënvizuar se zbulimi i sëmundjes në fazën e hershme, trajtohet më lehtë. Sipas saj, nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku nga sëmundja rritet më tepër me shtimin e viteve të jetës.

Si nevojë për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje vrasëse, Dr. Drita Kabashi iu bëri thirrje të gjitha grave që posa të vërejnë shenja si: zmadhim apo forcim të gjirit, rrjedhje lëngu, gjëndra në gji ose nën sqetull, të lajmërohen menjëherë te mjeku.

Pas përgjigjeve në pyetjet e shumta të të pranishmeve mbi këtë sëmundje, Dr.Kabashi iu bëri thirrje të gjitha grave e veçanërisht atyre mbi moshën 40-vjeçare, që të kujdesen për bërjen e rregullt të Mamografisë.

forum-1

Të ngjashme