Kaçe pajtohet me De Biasin, rikthehet në kombëtare

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:11 | Nga

Ergys Kaçe më në fund do të rikthehet pas 7 muajsh në kombëtaren shqiptare. Mesfushori shtatshkurtër do të kthehet me kombëtaren për miqësoren e 4 qershorit me Luksemburgun dhe sfidën delikate ne kualifikueset e Botërorit 2018, me 11 qershor në fushën e Izraelit.

Pavarësisht se në këtë sezon ka luajtur me pak se 25 ndeshje mes Viktoria Plzen dhe grekeve te PAOK, klasi dhe kualiteti i Kaçes nuk kane diskutim.

Për herë te fundit ka zbritur me Shqipërinë në fushë në miqësoren e 31 gushtit të kaluar, të barazuar me Marokun në Shkodër.

De Biasi e ka argumentuar lënien jashtë ekipit në muajt e fundit si zgjedhje teknike, duke theksuar se lojtarët duhet të pranojnë zgjedhjet e trajnerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme