Ish-deputetja Donika Kadaj- Bujupi, ka kërkuar që masat që ndalojnë lëvizjen e qytetarëve të hiqet gjatë muajit të Ramazanit.
Ajo ka thënë se lëvizja e besimtarëve në këtë muaj është e domosdoshme për të kryer ritualet e tyre fetare.
Kadaj- Bujupi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se masat e fundit nmë shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Postimi i plotë:
Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e sic po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.
Agjeruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas ores 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsyje dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!