Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se emrat e deputetëve që do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër do të dihen para seancës konstituive të Kuvendit.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se gjatë javës që lamë pas Haradinaj ka marrë mbështetjen e disa deputetëve jashtë koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.
Sa i përket propozimit të PDK-së për kryeparlamentar, Hoxhaj ka thënë se i preferuar i PDK-së për këtë post është lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, ndonëse ky i fundit ende nuk ka vendosur për këtë çështje.