Partitë politike do të bëjnë sot tubimet për hapjen e fushatës.
Të gjitha nëpër qytete të ndryshme, do të shpalosin programin e tyre qeverisës në rast të ardhjes në pushtet.
E kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do ta bëj hapjen e fushatës në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicë.
Mirëpo para se të nis tubimi i planifikuar, Veseli ndryshe nga kundërkandidatët e tij, do të shkojë në veri të vendit.
Në orën 15:30 ai do të jetë i pranishëm në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga vetë subjekti i Veselit.
Në një situatë të tillë, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në takim me Veselin.
Dy orë më pas PDK-ja do ta bëj hapjen zyrtare të fushatës në sheshin “Mehë Uka”.