Kalon projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas diskutimeve të shumta në mes të deputetëve, Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës ka miratuar projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, i propozuar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në këtë votim kanë marrë pjesë 61 deputetë në votim, ku të gjithë kanë votuar pro këtij projektligji.

Ndërkaq deputetët e PDK-së kanë vazhduar të kërkojnë dorëheqjen e ministres Hajdari, pasi kjo e fundit u dënua nga gjykata për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo për shkak se, sipas Tahirit, ministrja Hajdari nuk e ka deklaruar pasurinë teksa ka renditur një sërë “skandalesh” të bëra, siç thotë Tahiri, nga ministrja e këtij dikasteri.

Kështu ka thënë ai gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, derisa ka shtuar se për PDK-në është e papranueshme që ministrja Hajdari të vazhdojë të qëndrojë në krye të kësaj Ministrie.

“Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, mjaft i rëndësishëm që prezentohet nga një ministre që tashmë është e dënuar për fshehje të pasurisë ose fshehje të pasurisë. Rrjedhimisht një politikë të tillë e bën mjaft të cenueshme prezentimi i saj nga një ministre që tashmë ka vendim të gjyqësorit që nuk e ka deklaruar pasurinë. Për ne është e papranueshme që të vazhdojë të qëndrojë në sallë, që të vazhdojë ta ushtrojë funskionin e ministres një person që e fsheh pasurinë”, ka thënë ai.

Të ngjashme