Kamenicë, i konfiskohet arma pasi ka shtënë në aheng familjarë

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Policia raporton se dje në Kamenicë  është konfiskuar një armë nga një person pasi kishte shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjarë.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole M57 dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme