Kamp njëjavor me 40 të rinj nga rajoni në Gërmi

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 16:12 | Nga

Organizata Kosovare për Talentë dhe Arsim – Toka, bën të ditur se në Qendrën Rekreative të Gërmisë ka filluar kampi rajonal me 40 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, të cilët do të qëndrojnë aty për një javë.

Sipas njoftimit për media, ata përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit, do të njoftohen me kultura të shteteve fqinje dhe do të kontribuojnë në shoqëri duke implementuar projekte të punës vullnetare në shkollën fillore “Nëna Terezë” në fshatin Teneshdoll, Komuna e Prishtinës.

Përmes punës dhe projekteve të tyre vullnetare, këta të rinj synojnë të përmirësojnë hapësirat publike në shkollat publike të Kosovës dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë përmes qytetarisë aktive.

Për kampin rajonal përkujdeset Organizata Kosovare për Talentë dhe Arsim – Toka dhe ka për qëllim të zhvillojë ndër të rinjtë pjesëmarrës kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës, po ashtu synon të promovojë tolerancën ndërkulturore si dhe përmes vullnetarizmin edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek të rinjtë pjesëmarrës.

Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi po ashtu përkrahet nga organizata mjedisore WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.

Kampi ka nisur më 13 korrik dhe do të zgjasë deri më 19 të këtij muaji, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme