Kampet e ISIS-it po vlerësohen si bombë e kurdisur për sigurinë

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Një kamp ndalimi, në të cilin ndodhen mijëra familje të anëtarëve të ISIS-it po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm pasi gratë që i kanë qëndruar besnike grupit janë përpjekur ta vazhdojnë terrorin pas rënies së kalifatit.

Vetëm në javën e kaluar, është raportuar se një djalë i ri në kampin al-Hol në pjesën verilindore të Sirisë është therur për vdekje nga një grup i grave të ISIS-it. Pas kësaj, në kamp kishte filluar një kryengritje, e cila u shua vetëm duke i përdorur armët e zjarrit.

Besohet që përgjegjës për dhunën është një grup i të burgosurve të huaj. Raportohet se ata madje i kanë themeluar gjykatën dhe policinë e vet, të cilat kanë shpërndarë dënime.

“Ky është qytet i ISIS-it. 70 mijë njerëz nuk mund të kontrollohen. Kemi roje të mjaftueshme vetëm për t’u mbrojtur nga sulmet e jashtme”, tha Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, të cilat e kontrollojnë kampin.

“Situata është e rrezikshme dhe po bëhet gjithnjë më e keqe. Ne kemi thënë disa herë se ky kamp është bombë e kurdisur dhe një akademi e ISIS-it. Bota vetëm po shikon, por nuk po bën asgjë”, shtoi ai.

Kampi Al-Hol është më i madhi i këtij lloji. Shumica e personave të ndaluar janë gra dhe fëmijë. Përpos sirianëve, në të ndodhen edhe rreth 9 mijë qytetarë të huaj, shkruan “Independent”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme