Kanceri i lëkurës varet nga faktorët gjenetikë

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit, të afërmit e të cilëve kanë pasur kancer të lëkurës, mund të kenë më shumë gjasa të preken vetë nga kjo sëmundje, sipas një studimi të realizuar së fundmi.

Studiuesit sugjerojnë se rreziku gjenetik i sëmundjes mund të jetë më i lartë edhe nëse njerëzit kanë zakone më të mira për kujdesin ndaj rrezeve të diellit, se të tjerët në familjen e tyre.

Rreziku për t’u prekur nga melanoma, kanceri i pestë më i zakonshëm në Britani të Madhe, rritet me 74% për njerëzit, të afërmit e të cilëve kanë pasur sëmundjen.

Gjithashtu ata me një histori familjare të kancerit të lëkurës mund të kenë më shumë gjasa të marrin karcinoma të qelizave bazale dhe squamous – dy kancere të tjera të zakonshme të lëkurës.

Të ngjashme