Kandidatët e pranuar për studime të doktoraturës protestojnë para Rektoratit, kundërshtojnë ritestimin

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 12:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatët e pranuar për studime të doktoraturës në Fakultetin Ekonomik dhe ata të Mjekësisë, kanë protestuar të enjten në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të kundërshtuar vendimin e senatit për ritestim për studime të doktoratës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë thënë se do të bojkotojnë ritestimin. Kjo ka qenë protesta e tretë e tyre.

Defrim Morina, përfaqësues i doktorantëve ka thënë se pas vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Avokatit të Popullit pika e parë e vendimit të Senatit i cili e trajton çështjen e konfliktit të interesit të një prej arsyeve të pezullimit të konkursit bie poshtë, pasi sipas tij, qartë theksohet se nuk ka konflikt faktik të interesit.

Ai tutje ka shtuar se tri arsyetimet tjera nga ana e vendimit të senatit për çështjen e interpretimit të gjuhëve, mungesës së dokumentacionit dhe shfrytëzimit të ankesave, janë shkelje të ashtuquajtura procedurale që janë bërë pas periudhës së testimit.

Sipas tij, ritestimi si një prej opsioneve nuk do të zgjidhë çështjet tjera.

“Para dy ditësh kanë pasur një takim me Prorektorin për Shkencë ku ja kemi qartësuar, por ai nuk ka arritur të argumentojë që ky ritestim ka me zgjidh tri arsyet e dhëna në vendimin e senatit. Ankesat duhet të shqyrtohen një nga një dhe nëse kanë të drejtë të përfshihen në listën përfundimtare por jo të mbahet peng procesi për raste individuale. Ne kemi theksuar që është shkelje e ligjit nëse vendimet administrative i prekin interesat e individit, atëherë kjo nuk mund të prek interesat e të tjerëve”, ka thënë ai.

Nora Jusufi kandidate e pranuar në fakultetin Ekonomik, tha se nëse vendo senati për ritestim atëherë janë të detyruar ta dërgojnë lëndën në Gjykatë.

“Ne si grup kemi vendosur që ta bojkotojmë ritestimin në qoftëse senati vendos për një gjë të tillë dhe i kemi mbledhur nënshkrimet për të gjithë kandidatët e pranuar dhe nëse vendosin ta bëjnë ritestimin ne jemi të detyruar që ta dërgojmë lëndën në Gjykatë”.

Qendresa Ibrahimi student në nivelin e doktoratës, ju ka bërë thirrje senatorëve që të reflektojnë dhe të mos ndikohen në vendimet e tyre individuale.

“Ne si studentë të fakulteti ekonomik ju bëjmë thirrje të gjithë senatorëve të reflektojnë dhe të trajtojnë gjendjen faktike dhe të mos ndikohen në vendimet e tyre individuale”

Të ngjashme