Kandidati i LDK-së për Junikun premton 200 mijë euro për fshatrat Jasiq dhe Gjocaj

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar se nëse arrin ta marrë karrigen e të parit të Junikut do të ndajë 200 mijë euro për infrastrukturën e fshatrave Jasiq dhe Gjocaj.

“Është në programin tonë edhe Jasiqi edhe Gjocaj që mund të shfrytëzohen si fshatra turistikë. Për këta dy fshatra kemi paraparë 200 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës dhe ujësjellësit që të mund të jenë joshëse për qytetarët. Këto mjete do të ndahen për katër vjetët e mandatit tim të parë”, ka premtuar Shehu.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Junikut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit. Të ftuar janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Junikut, Agron Kuçi nga AAK; Besart Tofaj nga LVV dhe Ruzhdi Shehu nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Junikut: Erleta Qestaj dhe Festina Maloku nga AAK; Lirjeta Shehu dhe Vjollca Qestaj nga LDK.

Të ngjashme