Kandidati i VV-së për deputet i bën ftesë Dardan Molliqajt për përballje televizive

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Gazmend Islami i ka bërë ftesë publike Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate për përballje televizive. 

Kjo pasi, Molliqaj vazhdimisht ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po i ik debatit me të, Islami ka thënë se edhe vendin për përballje le t’a zgjedh Dardani.

Sipas kandidatit të Vetëvendosjes, Molliqaj po manipulon me opinionin dhe po e gënjen atë.

“Dardan Molliqaj vazhdimisht është duke manipuluar me opinionin dhe po vazhdon ta gënjejë atë, mirëpo foret e Dardanit nuk do të shiten te populli. Dardan Molliqajt i kërkojë përballje në ndonjë debat televiziv, që t’i shpalosim programet e partive në të cilat jemi në listë për deputet.Vendin le ta zgjedh Dardani!”, ka shkruar Gazmend Islami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme