Kandidatura e Lladrovcit kundështohet nga një pjesë e PDK-së

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 17:53 | Nga

Propozimi i Kryesisë së Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në këtë degë.

Kundër kandidimit të Ramiz Lladrovcit, aktualisht ambasador i Kosovës në Shqipëri, është shprehur hapur Naim Bazaj, i cili është kryesues i Kuvendit Komunal dhe njëri nga eksponentët kryesorë të PDK-së në Drenas.

Bazaj ka thënë për Lajmi.net se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ardhur sot pasdite në Drenas dhe “e ka nxjerrë nga zarfi” emrin e LLadrovcit.

“Në shenjë pakënaqësie, si shumë anëtarë të tjerë të Kryesisë u deklarova se unë nuk e mbështes këtë propozim”.

“I thashë se vetëm në kohën Rankoviqit e kanë pru në zarf se kush me qenë udhëheqës i një komune, e ti nuk është dashur me ardhë me na përça se të gjithë populli janë kundër”, ka thënë Bazaj.

Sioas Bazajt, i cili më herët ishte shprehur publikisht se dëshiron që të kandidojë për kryetar të Drenasit, ka thënë se edhe shumë qytetarë të Drenasit nuk e kanë mirëpritur kandidaturën e Lladrovcit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme