Divock Origi nuk luan shumë te Liverpooli, por që nuk ka pësuar humbje më shumë se një mijë ditë në Ligën Premier.
Sulmuesi belg mund të mbahet mend nga sezoni i kaluar për golin e fitores ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por tani edhe për rekordin e tij në ligën angleze.
Ai arriti të shënonte edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit në minutën e 87-të, duke treguar për rëndësinë që ka në skuadrën e The Reds.
Nëse kërkojmë në Transfermarkt, aty shihet se Origi nuk ka marrë rezultate negative në rreth 1.002 ditë, që i bije në total 24.048 orë, 1,442,880 minuta e 86,572,800 sekonda.
Humbja e tij e fundit ishte më 23 prill të vitit 2017 ndaj Crystal Palaces 2-1, e që nga atëherë ka marrë vetëm fitore e barazime.
Këto ishin rezultatet e marrë nga Origi që nga humbja para gati tri vitesh