Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes në Prishtinë, ku një person pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur babanë e ish bashkëshortes.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:30 në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.