Kanosen me vrasje babë e bijë në Prizren

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Dy persona babë e bijë me shtetësi suedeze kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga tre persona të tjerë po me shtetësi suedeze të cilët kanë ardhur në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:50 në rrugën “Selajdin Braha”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë. Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren”, thuhet në raport.

Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme