Kanosi me armë një person, arrestohet

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar në Fushë Kosovë një person pasi që i njëjti ka kanosur me armë një person tjetër.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën Voltra me një karikator të zbrazët.

Në njoftimin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një lokal ka kanosur me armë viktimën mashkull K-Ashkali. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën Voltra me një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme