Kapen 137 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Oriz në vend të kokainës, kjo është skema që përdori policia greke për të zbuluar pritësit e një sasie drogë në vendin tonë. Ishin pikërisht autoritetet helene, që vunë në dijeni policinë shqiptare për një sasi droge që për destinacion kishte portin e Durrësit.

Top Channel ka mësuar se sasia e drogës ishte e ndarë në tre kontinierë dhe në total ishte 137 kg, por pjesa me e madhe e tyre kanë qenë pako me oriz.

Në këtë operacion të koordinuar nga DEA Amerikane, policia ka vënë në pranga dy persona, Ardian Bego me detyrë punonjës sigurie në Portin e Durrësit si dhe Altin Myslihaka, peshkatar, për të cilët gjykata e krimeve të rënda ditën e premte, dha masën e arrestit me burg.

Ndërkaq është shpallur në kërkim Gentian Malindi, djali i avokatit Ilir Malindi, personi i cili ka qenë duke pritur me një makinë ngjyrë gri me targa të huaja, Begon dhe Myslihakën, që të merrnin pakot me kokainë.

Por Top Channel ka mësuar se nuk ishin këta personat të cilët morën sasinë e drogës në konenierët e tjerë. Ata kanë marrë vetëm pakot me oriz që në total ishin 22 kg, për të cila mendonin se ishin pakot me kokainë. Ka qenë policia ajo që më pas ka shkuar dhe ka sekuestruar sasinë e drogës së shpërndarë në kontinierë.

Bego, Myslihaka dhe Malindi, më pas kanë dal nga Porti i Durrësit duke shfrytëzuar rrugën dytësore nga Plepat në drejtim të Shkëmbit të Kavajës. Aty ka qenë pikërisht momenti kur ata kanë kuptuar se diçka nuk shkonte me sasinë e drogës që kishin marrë. Brenda tyre policia shqiptare kishte vendosur përgjues dhe sistemin e ndjekes GPS.

Porti i Durrësit është kthyer siç duket në një kanal të rëndësishtë kokaine po të kujtojmë se muaj më parë u bllokuar 613 kg kokainë. Një operacion që zbuloi si porositës Arbër Çekaj, i cili iu dorëzuar Shqipërisë javën e kaluar për t’u përballur me drejtësisë me akuzën e trafikut të drogës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme