Gjatë kontrolleve doganore në Han të Elezit janë gjetur të kontrabanduara barna në vlerë mbi 15000 euro.
“Oficerët doganorë gjatë ekzaminimit të një dërgese parciale e cila kishte destinacion tregun e Kosovës, kanë hasur në këtë sasi të madhe të medikamenteve, respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Ndërkaq, rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.