Kapet hajni që vodhi në një restoran në Prizren

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 15:33 | Nga

Hetues policor të Stacionit Policor në Prizren, pas një pune hetimore tre javore, kanë arrestuar një të dyshuar me mbiemër Basha pasi për të njëjtin janë siguruar dëshmi dhe prova materiale që dëshmojnë se me datën 6 janar, pas mesnate, rreth orës 02:56 ka hyrë në zyrat e restorantit të dasmave “Dardania Pallas” në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Në video incizime që i ka siguruar policia shihet i dyshuari duke kontrolluar në dollapë dhe objekte tjera në restorant dhe në dorë mbante një pistoletë e cila është sekuestruar dhe ka rezultuar të jetë prej plastike.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor. I dyshuari është recidivist i veprave penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme