Kapet me drogë një person në Viti

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Komunën e Vitisë një person pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar te i cili gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.4 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme