Kapet në Lipjan i kërkuari për mashtrim nga Policia në Pejë

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person që po kërkohej si i dyshuar për veprën penale “Mashtrim”, nga Drejtoria Rajonale në Pejë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari B.A., 40-vjeçar që gjendej në arrati, u kap në orët e pasdites, në fshatin Gadime të Lipjanit dhe më pas u dërgua në stacionin policor në Pejë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti të ndalohet për 48 orë dhe të dërgohet në mbajtje, teksa më pas të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.

Të ngjashme