Kapet në Prishtinë 30-vjeçari i kërkuar me 6 urdhërarreste dhe 3 kërkime policore

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Njësitë nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë kapur një 30-vjeçar i cili kërkohej për disa vepra. 

Ndaj tij kishte edhe gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore. 

“Në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit: – R- R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhërarrestenga Gjykata dhe tri kërkime policore për veprat penale ‘Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor’”, njoftoi Policia.Pas arrestimit, 30-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme