Kapet nga policia i arratisuri nga burgu i Smrekonicës

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se mbrëmë rreth orës 23: 20h pas letër rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të larguarin nga Q. K Smrekonicë, S.D, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin, shkruan Gazeta Metro.

S.D më datën 28.08.2019 ishte larguar nga Q. K Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrant.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme