Karaça thotë se gjatë natës 21 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore: Sot gjendja është më mirë

Prishtinë | 28 Tet 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bahri Karaça, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se gjatë natës rreth 21 minatorë që janë në grevë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, sipas tij, pas ndihmës së ofruar shumica e tyre përsëri janë kthyer në grevë.

Karaça shtoi se sot gjendja e grevistëve është më mirë, por sipas tij, ata janë të vendosur që greva të vazhdojë deri në plotësim të kërkesave të tyre.

“Sot isha në minierë. Para gjysmë ore dola prej minierës, kontaktova me grevistë, i vizitova të gjitha pikat ku ishin vendosur. Gjendja shëndetësore nuk ishte e keqe. Gjatë natës kanë qenë 21 raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kryesisht për tension dhe shumica janë kthyer prapë”.

“Ne i kemi thënë grevistëve mos të vinë deri në atë gjendje jo të mirë, të dalin jashtë, ua kemi mundësuar këtë dhe po e përdorin. Jashtë kërkojnë ndihmë dhe kthehen prapë. Ka raste qe kanë shkuar në shtëpi po janë kthyer prapë. Disa janë ‘non stop’ aty, një grup i caktuar ata shihen që janë të rënduar. Unë e mora opinionin e tyre që do të vazhdojë greva derisa t’iu plotësohen kërkesat”.

Karaça, ka folur shkurt edhe në lidhje më dorëheqjen e mbrëmshme të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Bujar Jashari. “Arsyeja e shkarkimit çka ka pas me bordin nuk  e di por presionin s’e ka mbajt dhe ka dhënë dorëheqje”, tha ai.

Minatorët e Trepçës janë në ditën e pestë të grevës në horizontet e minierës, pasi janë duke kërkuar realizim të pagave me kohë, kushte më të mira të punës, sigurim shëndetësor, si dhe shkarkimin e kryeshefit, që sipas tyre është përgjegjës për këtë gjendje.

Të ngjashme