Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive.

Sipas letrës, të cilën e kanë dërguar në këtë hapësirë përfshihen me 14 shtretër, hapësirat përcjellëse të administratës dhe stafit infermieror si dhe aparaturat përcjellëse.

Ata thonë se përkundër kërkesave për përmirësim të kushteve, ende nuk është marrë ndonjë veprim konkret.

Me kushtet e krijuara, sipas tyre, është duke u rritur lista e pritjes ë pacientëve të cilët kërkojnë shërbime në këtë repart.(Koha)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme