Karikatura e ditës: Messi dhe Wembley, kombinim i përsosur

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Protagonist i Karikaturës së ditës të Goal.com për ditën e enjte është Lionel Messi, i cili ka arritur t’i shënojë dy golat e radhës në ndeshjen kundër Tottenhamit në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, i shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme të Barcelonës, që përfundoi me rezultat 4-2. Klubi katalonas u ndeshë me Tottenhamin në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley, transmeton Gazeta Express.

Pasi kishte shënuar edhe tri gola të tjera në xhiron e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, kundër PSV-së, Messi tashmë ka arritur t’i shënojë 64 gola në 65 paraqitje në fazën e grupeve.

Në karikaturën e punuar nga Omar Momani theksohet se Messi ka përjetuar një lloj “Deja Vu” në Wembley, kur i shënoi këto dy gola.

Messi kishte shkëlqyer në po të njëjtën stadium edhe para shtatë viteve, në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit 2010/2011. Atë ndeshje kundër Manchester Unitedit, Lionel Messi e kishte shënuar njërën nga golat në fitoren e blaugranëve me rezultat 3-1.

“Messi është në dashuri me golat në Wembley, apo jo? Pasi performoi për mrekulli kundër Manchester Unitedit në finalen e vitit 2011, argjentinasi shkëlqeu përsëri në këtë stadium gjatë fitores së Barcelona kundër Tottenhamit të mërkurën”, shkruan Goal.com në mbishkrim e kësaj karikature.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme