Bizneset e vogla mësojnë nga njëra-tjetra në Facebook

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 22:25 | Nga Ekonomia Online

Fokusi ynë në konkurrencë mund të turbullojë shtrirjen në të cilën pronarët e biznesit formojnë komunitete për t’u lidhur, për të mbështetur dhe këshilluar njëri tjetrin.

Pyesni një pronar të një biznesi të vogël se cili është sekreti i suksesit, dhe ju do të befasoheni nga përgjigja e tyre. Pronarët e bizneseve të vogla nuk mbështeten në konkurrencë apo në sekrete të shitjes. Por, ata varen nga bizneset tjera të vogla për të ndarë hapur se çfarë po funksionon.

Kur ishte 21-vjecare, Jutta Zeisset vendosi të marrë fermën e familjes së saj, me lokacion në qytetin me 2,000 persona Weisweil, Gjermani. Një dekadë më vonë, operimi ka rritur nga dy në 30 punonjës dhe përfshin një muze, një kafe dhe një dyqan.

Pavarësisht lokacionit të largët, Jutta ka një bazë të rregullt të konsumatorëve. Rezervimet për drekë në kafen e saj janë të shumta. Ajo ia kushton kanaleve digjitale dhe mjeteve pjesën më të madhe të kësaj. Facebook i ka dhënë asaj mundësinë që të tërheqë konsumatorë dhe punonjës potencialë të cilët do të ishte e vështirë dhe e shtrenjtë t’i gjente ndryshe.

Jutta kuptoi mundësinë që kishte për të inspiruar dhe për të mësuar të tjerët pronarë të bizneseve të vogla. Ajo krijoi një grup në Facebook, i cili për momentin ka 450 anëtarë, dhe filloi të jepte seminarë në Gjermani se si të rrisin biznese rurale duke përdorur median digjitale.

Tregimi i saj thekson rëndësinë që komunitetet kanë për shumë pronarë të bizneseve të vogla. Këto komunitete janë burimet e lidhjes, mbështetjes dhe këshillës. Dhe përderisa lokacioni rural i Juttas mund të jetë unik, tregimet që i kam dëgjuar nga pronarët e biznesit rreth botës janë të ngjajshme. Pronarët e bizneseve të vogla ndajnë një dëshirë të mësojnë dhe t’u mësojnë bizneseve tjera.

Bizneset mësojnë nga njëra tjetra.

Rezultatet më të fundit nga sondazhi Future of Business, një bashkëpunim i vazhdueshëm në mes të Facebook, OECD dhe World Bank, ilustrojnë saktësisht atë që kemi dëgjuar nga bizneset e vogla: se ato po ndërtojnë komunitete duke mësuar nga njëra tjetra. Në fakt, 42 përqind e bizneseve na thanë se mësimi nga njëra tjetra është mënyra primare se si ata mësojnë se si të drejtojnë biznesin e tyre në një ekonomi të mobilizuar, dhe mënyra e dytë përmes kërkimeve online (64 përqind).

Në këtë ekonomi, pronarët e biznesit duhet të mësojnë mënyra të reja për të arritur dhe përvetësuar konsumatorët. Për pronarët e bizneseve të cilët kanë mungesë të kohës, të cilët shpesh sillen si Kryeshefi Ekzekutiv, si ekipi i shërbimit të konsumatorëve dhe si gjithçka në mes, kjo nuk është e lehtë. Kështu që, ne jemi të emocionuar të shohim se bizneset po llogarisin në njëra tjetrën për të mësuar. Ne besojmë se përvoja e nisjes dhe drejtimit të një biznesi i bën këta ndërmarrës në mënyrë unike të pozicionuar për të mësuar tjerët se çfarë i shtyen ata drejtë suksesit.

Lidhja ka rëndësi.

Në Facebook, ne kemi menduar për lidhjen dhe komunitetin që kur kemi filluar. Për të ndërtuar komunitetin më të fuqishëm të pronarëve të bizneseve, ne po bëjmë më shumë se çfarë kanë bërë ata, po kthehemi nga pronarët e bizneseve të vogla për të mësuar se si ndërtojnë ata komunitete.

Victor Lezama filloi PC Landing Zone në Muskogee, Oklahoma, pas 20 viteve në ushtri. Ai është pasionant për aftësinë e Facebook që t’i ndihmojë atij të arrijë te konsumatorët potencialë në qytetin e tij dhe njëlloj është aq pasionant që të ndihmojë bizneset tjera të bëjnë të njëjtën. Për të ndihmuar, Victor krijoi një politikë me derë të hapur. Ai mirëpret çdo pronar të bizneseve lokale dhe u përgjigjet pyetjeve për teknologji, marketing digjital ose thjeshtë për drejtimin e biznesit.

Pronari i biznesit Omar Taha themeloi Start Up Muslim, një platformë globale e cila lidh bizneset fillestare Myslimane nëpër gjithë botën. Ky grup i Facebook lidh 16,000 njerëz, duke ofruar këshillim dhe njohuri për të ndihmuar bizneset fillestare Myslimane të rriten.

Këto lidhje në mes bizneseve të vogla kanë rëndësi. Jo vetëm sepse ato rregullojnë vendet që pronarët e bizneseve të gjejnë këshilla dhe mbështetje, por më e rëndësishmja për shkak se gjërat që ata mësojnë nga njëri tjetri mund të ndihmojë në rritjen e biznesit të tyre. Dhe kur bizneset e vogla arrijnë sukses, ata krijojnë më shumë punë dhe shtyejnë rritjen ekonomike lokale.

Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë bizneset të krijojnë lidhje domethënëse edhe me konsumatorët edhe me komunitetet e tyre. Sepse këto lidhje janë të rëndësishme për pronarët e biznesit, për komunitetet e tyre dhe për ekonominë. Gjithashtu edhe për ne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme