Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në problem botëror, po përjetojmë “epokën e dorëheqjeve”

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Po jetojmë në kohën e dorëheqjeve të punonjësve. Këto janë ato që duhet të keni parasysh tek stafi juaj.

Dy vitet e fundit kanë qenë me ndryshime dramatike në tregun e punës. Përveç papunësisë së lartë në të gjitha vendet e botës gjatë krizës së pandemisë, kompanitë po përballen me një fenomen të ri që është pagëzuar me emrin “Epoka e dorëheqjeve”.

Një studim i fundit nga Microsoft zbuloi se 41% e fuqisë punëtore globale do e merrnin në konsideratë të hiqnin dorë nga punëdhënësi i tyre aktual brenda vitit të ardhshëm.

Një menaxhere e burimeve njerëzore për koorporatën “Fast Company”, Stephanie Vozza ka analizuar pikërisht këtë fakt. Ajo ka shprehur se përqindja e njerëzve që braktisën vendin e punës gjatë pandemisë ishte shumë e vogël, ndërsa në 7 mujorin e 2021-it, 10 milionë njerëz braktisën punën.

Megjithëse mungesat e fuqisë punëtore në industrinë e shërbimeve mund të jenë më të dukshmet, menaxherja vuri në dukje se teknologjia dhe kujdesi shëndetësor kanë qenë dy fushat me dorëheqjet më të mëdha në muajt e fundit dhe lodhja ka qenë një nga arsyet kryesore. Po për arsyet e tjera?

Ndërsa mungesa e opsioneve të kujdesit për fëmijët dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore për lënien e shumë vendeve të lira të punës. Arsyet e tjera janë ato për të cilat njerëzit kanë lënë gjithmonë punën e tyre: mungesa e fleksibilitetit dhe mungesa e mundësive, domethënë, mungesa e ekuilibrit punë – jetë.

Pandemia ka bërë që shumë prej nesh të rifokusohemi dhe të rivlerësojmë përparësitë tona, dhe thënia e vjetër, “Ju nuk lini një punë, ju lini një menaxher”, nuk ka qenë kurrë më e vërtetë. Nëse menaxherët duan t’i mbajnë punonjësit e tyre, ata duhet të dëgjojnë nga afër atë që punonjësit duan, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në distancë”.

Të ngjashme