Kastrati: Kurti nuk duhet me e pranu tekstin që na kërkon ta harrojmë të kaluarën

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të mos e pranojë planin franko-gjerman nesër në Ohër për dy arsye: “Zajednicën” dhe “tejkalimin e së të kaluarës”.

Kastrati, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka vënë theksin në pikën ku plani evropian kërkon tejkalimin e së kaluarës, duke përkujtuar se Serbia ka bërë gjenocid ndaj Kosovës dhe nëpërmjet fushatës së saj i hodhi në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së.

“Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit tëbrendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën”, ka thënë ai.

…E dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë) që nga koha e UNMIK, EULEX e deri te Specialja kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së, çdo komandant zone të UÇK-së e deri te Shtabi i Përgjithshëm i saj (aktualisht në Hagë)”, deklaroi më tej ai.

PDK ka shprehur rezerva për planin franko-gjerman, sidomos për nenin 7 të kësaj marrëveshjeje.

Postimi i plotë:

Kurti nesër duhet me zë e figurë ta bëjë të qartë se nuk pranojmë pikën që na kërkon ti harrojmë krimet e Serbisë mbi ne. Të tjerat analizohen e diskutohen!

Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën.

Mirëpo, Kurti nuk duhet nesër me pranu kursesi tekstin që na kërkon me harru të kaluarën.

Serbisë dihet se kjo i konvenon  për dy arsye:

E para, ka bërë gjenocid ndaj nesh.

dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë) që nga koha e UNMIK, EULEX e deri te Specialja kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së, çdo komandant zone të UÇK-së e deri te Shtabi i Përgjithshëm i saj (aktualisht në Hagë).

Ndërkombëtaret e bënin këtë në emër kinse të drejtësisë e Serbia dihet se ku e kishte interesin. Veç drejtësi këtu nuk ka pas. Më shumë është dënuar UÇK për “krime lufte” në Kosovë se sa Serbia për komplet krimet e saj që i ka bërë në Sloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë.

Ska më mirë se ky skenar për Serbinë. Ne përmes marrëveshjes ta harrojmë gjenocidin që na e bëri, kurse UÇK prej 1999 e tutje nëpër gjyqe e burgje për krime lufte! Për gjeneratat e reja: kush

ishte këtu agresori e kush viktima?

Nuk mund ti harrojmë krimet ndaj nesh. Me i harru i bie me i fal. Nëse pajtohemi që ti harrojmë këto krime ndaj nesh është krim në vete. Krim që populli nuk e harron e nuk ta fal kurrë.

Kurti duhet të zgjedh a don nesër të bëj burrështetasin e ti riadresoj këto tema apo si më herët ta bëj politikanin e rëndomtë.

Shpresojmë që postimet e tij për Ivanoviçin e Gjingjiçin nuk janë sinjale që Kurti është pajtu që ta harroj dhe ta fal të kaluarën në emrin tonë! 

Të ngjashme