Katër politikanë do ta përfaqësojnë Serbinë në takimin e 4 shtatorit në Uashington, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë.
Gazeta e njohur, “Danas” ka treguar emrat që ta përfaqësojnë Beogradin zyrtar në këtë takim, i cili do të jetë më shumë i karakterit ekonomik.
Prijës i grupit padyshim se do të jetë presidenti, Aleksandar Vuçiq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, ministri i Financave, Siniša Mali dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Čadež.
Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.