Katër gjoba të reja për hedhje të mbeturinave në Ferizaj

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Inspektorati Komunal i Ferizajt ka shqiptuar katër gjoba të reja ndaj qytetarëve për hedhje të mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektim të orarit të përcaktuar për nxjerrjen e tyre.

Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, dy nga gjobat janë shqiptuar në rrugën “Ahmet Kaçiku”, një në fshatin Zllatar për ndotje me mbeturina dhe një tjetër në fshatin Pleshinë.

Inspektorati Komunal u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë orarin e përcaktuar për nxjerrjen e mbeturinave dhe të shmangin hedhjen e tyre në hapësira të paautorizuara.

Nga Komuna e Ferizajt është theksuar se respektimi i këtyre rregullave është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në qytet dhe në fshatra.

Të ngjashme