Katër mënyra si t’i rezistoni dëshirës për ta pirë duhanin kur vendosni ta lini

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Për shumicën e duhanpirësve, dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet të keni parasysh, kur ju vjen një dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kalojë për 5-10 minuta, edhe nëse nuk ndizni asnjë cigare. 4 mënyra që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë janë:


Përtypni diçka

Jepini gojës diçka për të bërë në mënyrë që të luftoni dëshirën për të pirë duhan. Përtypni çamçakëz apo karamele të forta, ose hani karrota, arra apo fara luledielli, diçka të vogël dhe të kënaqshme.

Mos mendoni “do të ndez vetëm një”

Mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën për të pirë duhan. Por mos e gënjeni veten se mund të ndaloni aty. Shpesh, një cigare çon në një tjetër, dhe ju mund të përfundoni duke e nisur përsëri duhanpirjen.

Praktikoni teknika relaksimi

Duhanpirja mund të jetë mënyra juaj për të përballuar stresin. Rezistenca ndaj dëshirës për të pirë duhan mund të jetë stresuese në vetvete. Uleni stresin duke praktikuar teknika relaksimi, si ushtrime të frymëmarrjes, relaksim të muskujve, joga, masazh apo duke dëgjuar muzikë qetësuese.

Bëni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë për t’jua larguar mendjen nga dëshira për të pirë duhan dhe të ulë intensitetin e saj. Edhe ushtrime të shkurtra e të lehta si vrapi lart e poshtë shkallëve apo një ecje mund të ndihmojë për këtë.

Këshillë: Mos harroni, çdo herë që i rezistoni dëshirës për të pirë duhan, jeni një hap më afër lënies së duhanit një herë e mirë.

Të ngjashme