Janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.
Sipas Policisë, rrahja ka ndodhur të hënën në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq në ora 22:30.
Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.