Katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri, gjithsej 55

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Katër persona të tjerë në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, ka bërë të ditur TCH.

Me këto raste, numri i përgjithshëm i të prekurve me Coronavirus është është rritur në 55.

Një person në Shqipëri tashmë ka vdekur si pasojë e këtij virusi.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 55 raste”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë.

Të ngjashme