Katër skuadra luftojnë për dy bileta të “Championsit”

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 09:48 | Nga

Borussia Dortmundi mund ta përfundojë edicionin frustrues me notë pozitive, duke konfirmuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit të këtij edicioni në Bundesligë, që zhvillohet të shtunën (sot).

Xhiroja e fundit gjithashtu shihet si mundësi edhe për Hoffenheimin, Bayer Leverkusenin e Leipzigun. Bashkë me Dortmundin janë katër ekipe që synojnë dy vendet e fundit në Champions, pozitat tre dhe katër, pasi pozita një dhe dy tashmë janë siguruar nga Bayern Muncheni dhe Schalke, shkruan sot Koha Ditore.

Për herë të parë, katër ekipet e para në Bundesligë do të kualifikohen direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pa kualifikime shtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme