Në Prizren të enjten janë arrestuar katër të dyshuar, dy kosovarë dhe dy shtetas të Shqipërisë një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Policia njofton se me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.