Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 144 raste të reja.

Sipas njoftimit nga autoritetet, në 24 orët e fundit janë kryer 912 testime.

Të hënën janë regjistruar si të shëruar 150 qytetarë.

Sa i përket statistikave të përgjithshme, në Shqipëri aktualisht janë 5185 raste aktive. 400 persona kanë vdekur deri tash, ndërsa në total janë regjistruar 14410 raste pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme